Skip to content
Aktualitet

Erë intensive dhe kthjellime, si do jetë moti këtë të shtunë, 3 tetor 2020

· 1 min lexim

Për ditën e Shtunë moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veriperëndim.

Por pas orëve të pasdites parashikohet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Duhet theksuar se për shkak të depërtimit të masave ajrore, parashikohet një rritje e ndjeshme e temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Gjithashtu, parashikohet erë intensive e cila parashikohet të ketë shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era fiton shpëjtësi që arrinë vlera deri në 15-20m/s.

/GazetaReforma.com/