Skip to content
Kryesore

Elbasan, 20-vjeçari në pranga për vjedhje me dhunë

· 1 min lexim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet S. C., i cili dyshohet për dy raste vjedhjeje me dhunë ndaj qytetareve.

I riu fillimisht vodhi çantën e një 39-vjeçareje në lagjen “Syrja Dylgjeri” dhe më pas, më 5 shkurt, i grabiti me dhunë portofolin një 43-vjeçareje në lagjen “Kala”.

Operacioni policor i koduar “End” bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.