Skip to content
Kronikë

Ekzekutuan pranë banesës biznesmenin Rakip Roli, jepet masa e sigurisë për 3 të akuzuarit

· 2 min lexim

Të premten e javës së kaluar ndodhi një ngjarje e rëndë  në qytetin e Laçit ku iu bë atentat biznesmenit Rakip Roli. Mendohet se motivi i ngjarjes nga ana e autorëve ishte hakmarrja.

Kujtojmë që një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, policia arriti të prangosë tre autoret e dyshuar të ngjarjes. Në pranga  ranë babë e bir Skënder dhe Llej Lika si dhe Klaudio Beleshi. Ata u arrestuan nga forcat e policisë të komisariatit të Kurbinit, pasditen e së shtunës brenda një banese në zonën e Fushë-Milotit.

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për tre të ndaluarit për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli. Gjyqtari Aurel Arapi, pranoi kërkesën e Prokurorit Bardhyl Shehu dhe i ka lënë në burg shtetasit, Llej e Skëder Lila, si dhe Klajdi Gjegjaj (Belshi). Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për vrajse me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë që shkak i vrasjes është bërë hakmarrja pasi Llej dhe Skënder Lika kanë pretenduar se janë dhunuar nga djemtë e viktimës.

Biznesmeni Rakip Roli, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.