Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko, SPAK kërkon ndryshimin e akuzës për Blendi Tetën (DETAJE)

· 1 min lexim

Njëri prej 9 të arrestuarve që akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Blendi Teta, tashmë ndodhet në një situatë më të vështirë.

Bëhet me dije se Tetës i është kërkuar ndryshimi i akuzës nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.

Me masën e mëparshme Teta dënohej deri në 15 vite burg, ndërsa me masën e re “Vrasje për hakmarrje”, Teta rrezikon deri në 20 vite burg.

Mësohet se Tetës i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë ankimim për ndryshimin e veprës penale për të cilën akuzohet.

“Vëzhguesi” i Klanit Duka nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa gjykata vendosi shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë më 03 nëntor./GazetaReforma.com/