Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutimi i Bujar Çelës në Elbasan, shpallet në kërkim vrasësi i dyshuar i vëllait të Talo Çelës

· 1 min lexim

Një person është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Dyshohet se personi i shpallur në kërkim është ekzekutori i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Bujar Çela u vra tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Dyshuesi kryesor si porositësi i vrasjes së tij, është Andrea Alibej.

Alibej u arrestua nga Policia, dhe po ashtu akuzohet si porositës edhe i dy vrasjeve që ndodhën gjatë muajit korrik në Elbasan, ku u vra Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Andrea Alibej, njihej edhe si Erion Alibej apo Arben Dylgjeri.