Skip to content
Kryesore

Ekzekutim në Tiranë/ Vritet 28-vjeçari

· 1 min lexim

Një 28-vjeçar, i identifikuar me emrin Klaudio Prendi është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Xhamllikut në Tiranë, në orët e vona të natës.

28-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.

Sapo viktima është futur në makinë e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator.

Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.

Viktima u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar dhe, për shkak të plagëve të rënda, ndërroi jetë më vonë në Spitalin e Traumës.

28-vjeçari Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.

Autoritetet kanë zbuluar një automjet të djegur në zonën e Farkës, për të cilin dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.