Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekspertët: Shtohen përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA

09:37 19/08/2024
Reading Time: 2 min lexim

Dy raporte të publikuara këtë javë japin alarmin për një rritje të përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, autorët e këtyre raporteve thonë se manipulimi i informacionit, dhuna politike dhe kërcënimet janë në rritje.

Votuesit amerikanë gjithnjë e më shumë janë në shënjestër të grupeve vendase, që përhapin informacione të rreme në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Kjo thuhet në një raport mbi dobësitë zgjedhore të organizatës për të drejtat e njeriut, Freedom House.

“Njerëzit këtu në Shtetet e Bashkuara po përhapin teori të konspiracionit dhe informacione mashtruese mbi çështjet politike. Rreth 70% e republikanëve dhe votuesve me prirje republikane janë ndikuar nga teoria e konspiracionit se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar. Tani, përpara zgjedhjeve të vitit 2024, ne tashmë po shohim një rishfaqje dhe mbizotërim të kësaj teorie”, thotë Kian Vesteinsson nga organizata Freedom House.

Ka gjithashtu një rritje të frikësimit dhe ngacmimit në internet të zyrtarëve zgjedhorë, si dhe dhunës politike, thekson studiuesi Kian Vesteinsson.

“Ne kemi parë kandidatë politikë që kanë përjetuar sulme të drejtpërdrejta, duke përfshirë, natyrisht, atentatin ndaj ish Presidentit Trump, gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes ndaj grupeve të pakicave janë në rritje”, tha ai në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës.

Ndërsa vetë infrastruktura e votimit mbetet e mbrojtur, sulmet kibernetike janë një burim shqetësimi, thotë zoti Vesteinsson.

“Objektivat më të pambrojtura janë infrastruktura e fushatave të kandidatëve dhe faqet e internetit që u ofrojnë njerëzve informacion për procesin e votimit”, thekson ai.

FBI-ja aktualisht po heton tentativat e dyshuara të hakerave iranianë ndaj ekipit të fushatave të zotit Trump dhe zonjës Harris.

Kompania e sigurisë kibernetike “Recorded Future” raporton gjithashtu për një rritje të operacioneve të ndikimit keqdashës nga Irani, Rusia dhe Kina. Ato përfshijnë përdorimin e inteligjencës artificiale për të prodhuar artikuj të rremë, që më pas publikohen në faqet e internetit të lajmeve të rreme që u ngjajnë atyre të mediave kryesore.

“Kjo bëhet për të futur paragjykime brenda përmbajtjes që ka një anim politik ose një prirje politike në një drejtim specifik bazuar në objektivat gjeopolitike të qeverive përkatëse dhe se si ato objektiva gjeopolitike korrespondojnë me interesat e një kandidati që mund të të fitojë zgjedhjet”, thotë eksperti i sigurisë kibernetike Sean Minor nga kompania “Recorded Future”.

Sa efektive janë ato përpjekje?

“Në këtë pikë nuk kemi të dhëna konkrete për të sugjeruar se këto operacione kanë ndikuar historikisht në rezultatet e zgjedhjeve”, tha eksperti Sean Minor në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës.

Megjithatë, votuesit amerikanë inkurajohen të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm ndaj gabimeve gramatikore ose drejtshkrimore që gjenden në artikujt dhe faqet e internetit që i hapin, që mund të jenë shenja të përpjekjeve për të imituar faqet origjinale. /VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Veronica Balderas Iglesias

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
E kallëzoi fqinji pas sherrit, 55-vjeçarit i gjendet në banesë një kallashnikov

E kallëzoi fqinji pas sherrit, 55-vjeçarit i gjendet në banesë një kallashnikov

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English