“Edhe parukieri i tij e urren”! Dua zbulon një detaj “të çuditshëm” në flokët e presidentit Trump
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është vetëm një ndër personat e famshëm publik që e ka shprehur hapur bindjen e saj dhe mospëlqimin ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
Shpesh herë Dua ngre zërin ndaj politikave të Trump por së fundi, këngëtarja ka ndjekur debatin e parë presidencial dhe ka bërë edhe një koment për flokët e Trump, i cili është shfaqur me një aksesor të çuditshëm në daljen e tij publike.
Në foto shihet një lloj kapëse në flokët e Trump, i cili gjithnjë është komentuar për flokët e tij si paruke.
![]()
“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe parukeri i tij prapë e urren atë”, ka shkruar Dua Lipa në InstaStory.
Më tej Dua u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos dërgohet vota me email, por të votohet personalisht kundër Trump, i cili po manipulon sistemin e votimit.
![]()