Skip to content
Bota

“E trishtë por e mahnitshme”, i afërmi i Mbretëreshës Elizabeth rrëfen si e përjetoi familja mbretërore humbjen e saj

· 2 min lexim

Me datë 8 shtator Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Ndërkohë që Mike Tindall, i martuar me mbesën e Mbretëreshës, ka folur për mënyrën sesi familja mbretërore reagoi ndaj vdekjes së Elizabeth.   Ai ka treguar detaje interesante të cilat nuk janë publikuar në media.

Në një episod të podcast-it të tij “The Good, The Bad and The Rugby”, ai thotë se gruaja e tij Zara Tindall dhe pjesa tjetër e familjes u mblodhën menjëherë pas vdekjes së monarkes. Majk kishte një marrëdhënie të veçantë me mbretëreshën, kjo dhe prej pasionit të përbashkët për kuajt.

Gjatë intervistës, Majk tha: “Ishte e trishtë, emocionale por edhe e mahnitshme. Të shohësh familjen të afrohet kaq shumë brenda natës.  Ishte sikur bota humbi gjyshen në një farë mënyre”.

Ai foli dhe për funeralin e saj, duke thënë se lista e të ftuarve tregonte se sa e respektuar ishte ajo si dhe trishtimin që shkaktoi humbja e saj tek bashkëshortja.

Zara iu bashkua mamasë së saj, Princeshës Anne për të parë homazhet jashtë Kështjellës, ndërsa qëndronte krah për krah me kushërinjtë dhe xhaxhallarët e saj.

Ajo u bashkua gjithashtu me kushërinjtë e saj për Vigjiljen e Nipërve, të cilat thonë se tetë nipërit e Mbretëreshës qëndrojnë rreth arkivolit.