Skip to content
Kronikë

E rëndë në Tiranë! Shoferi i droguar përplas për vdekje 25-vjeçaren në oborrin e shtëpisë (Emrat)

· 2 min lexim

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë.  Një 25-vjeçare ka humbur jetën papritur këtë mëngjes, kur një makinë doli nga rruga dhe e përplasi për vdekje në oborrin e shtëpisë.

Bëhet e ditur se Sajmir Taci duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Ndërkohë mësohet se e reja fatkeqe, Marjana Seitaj ka ndërruar jetë në spital.

Nuk ka vonuar shumë që shkaktari i aksidentit, Sajmir Thaçi, ka rënë në prangat e policisë.  Ai ka qenë nën e fektin e lëndëve narkotike, teksa humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar Marjana Sahitajn.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 25 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.