Skip to content
Kryesore

E rëndë në Maliq, i moshuari tenton të përdhunojë 8-vjeçaren te këndi i lojërave

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 68-vjeçar, ka tentuar të përdhunojë një vajzë 8-vjeçare në parkun e lojërave. Sipas informacioneve të para, i moshuari Pëllumb Lamçe ka zhveshur 8-vjeçaren me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

E mitura u shpëtua nga një vajzë tjetër më e rritur, e cila sapo e pa ngjarjen ka ndërhyrë menjëherë. Më pas babai i vajzës e ka denoncuar rastin në polici dhe efektivët e arrestuan të moshuarin.

Banorët e zonës thanë se 68-vjeçari është i martuar ka dy fëmijë, por ata jetojnë jashtë vendit dhe ai jetonte i vetëm në shtëpi.