E rëndë në Korçë/ Tenton t’i rrëmbejë nënës fëmijën nga duart, arrestohet autori

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e korçës, në lagjen nr.17.

Një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka tentuar të rrëmbejë nga duart e një nëne fëmijën e saj 4-vjeçar.

Fëmija ka qenë pranë nënës në momentin që një person është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra nga vendi i ngjarjes është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Policia menjëherë pas sinjalizimit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona.

Personat janë shoqëruar, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe është arrestuar personi që e ka rrëmbyer identitet i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se personi i arrestuar bvuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shpërndaje
Share.

Komento