Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Golem, 40-vjeçari bie nga objekti dhe humb jetën

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Golem.

Një person ka rënë nga lartësia në një objekt në rikonstruktim.

Sipas policisë bëhet fjalë pë 40-vjeçarin me iniciale D.H.

Pavarësisht se u dërgua në spital me shpejtësi, ai nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak: 

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital.Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.