Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Margegaj të Tropojës, në aksin Bajram Curri-Shoshan, ku një 12 vjeҫar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit nga vendngjarja dhe akoma nuk është bërë identifikimi i viktimës.
Akoma nuk dihen as shkaqet e këtij aksidenti tragjik dhe bëhet me dije se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit.