E përfolën për çmimin marramendës të oxhakut në shtëpi: Reagon për herë të parë Edi Rama
Në një video për emisionin “Xing me Ermalin” kryeministri Edi Rama është shfaqur në ambjente private dhe këto pamje pushtuan rrjetin.
Kryeministri do të jetë i ftuari i parë për vitin 2019 në “Xing me Ermalin” dhe ka qenë vetë moderatori Ermal Mamaqi që e ka bërë të ditur këtë me një video epike që po çmend rrjetin.
Në video Ermali i kërkon kryeministrit të flasin, bazuar në ngjarjen e fundit të 2018-ës, ku Rama u kërkonte studentëve dialog.
Shumë vëmendje iu dha oxhakut të ngrohjes në ambjentet ku Edi Rama pikturonte dhe në shënjestër ishte çmimi i tij. Siç duket kjo gjë ka tërhequr vëmendjen dhe ka revoltuar kreun e shtetit duke e bërë atë të reagojë nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Twitter ku ka shkruar që lajmet të cilët i janë kushtuar oxhakut të tij kanë mbushur rrjetet ose siç i ka cilësuar ndryshe ai në status, “kazani i plehrave”.
Gjithashtu në postimin e sotëm ai ka përdorur shenja jo aq të përshtatshme pasi në fund të shkrimit ai tregon gishtin e mesit.
Ky detaj nga videoja bëri shumë bujë në media ku u zbulua një pjesë e pasurisë marramëndëse të Ramës.
Në momentin kur Edi Rama del në video duke pikturuar vihet re oxhaku që qëndron prapa tij.
Oxhaku i quajtur “Antrax drop fire place”, rezulton të jetë krijuar nga një material shumë i kushtueshëm ku me një kërkim në google mësohet se çmimi i tij varion nga 12.000 deri në 18.000 euro. Ndërkohë kryeministri Rama në statusin e tij nuk ka mohuar cilësinë apo çmimin e oxhakut, por është shprehur se ai vend ku ai shfaqet duke pikturuar aty, nuk është shtëpia e tij por është atelija e mikut qeramist.

“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit. Eh,ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese”, -shkruan Rama.
