Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se hodhi spraj me piper në shkollë, identifikohet nxënësi problematik në Fier

· 1 min lexim

Nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier, u helmuan sërish ditën e sotme.

Polica zbuloi se shkak për helmimin është bërë spraj me piper.

Gjithashtu është identifikuar edhe nxënësi që dyshohet se e hodhi në ajër.

Sipas “Report Tv”, përgjegjësi për këtë ngjarje, por edhe atë të disa ditëve më parë, është A.D., nga fshati Kurjan.

Si pasojë e lëshimit në ajër të sprajit, nxënësit kanë shfaqur probleme me sytë, frymëmarrjen dhe lëkurën.

Dyshohet se nxënësi të ketë përdorur 4 spraj të tillë.

Prokuroria e Fierit ndërkohë ka nisur hetimet për rastin në fjalë.