Skip to content
Bota

Dyshimet për koronavirus, shqiptari mbahet i izoluar në spital për 7 ditë

· 1 min lexim

Një shqiptar ka alarmuar autoritetet italiane, pas dyshimeve për koronavirus.

Ai qëndroi në izolim në Irpina, por për fat të mirë nuk ishte i infektuar.

Mësohet se 29-vjeçari qëndroi për 7 ditë nën kujdesin e mjekëve të spitalit Moscati, në Avelino.

Shqiptari kishte vetëm kollë, por pa temperaturë.

Në bazë të urdhërave të lëshuara nga ministria, personat e tillë nuk i nënshtrohen tamponimit.

I riu u mbajt i mbyllur në spitalin Moscati, për të evituar çdo rrezik për infektimin e personave të tjerë.

Aktualisht Italia numëron 79 viktima dhe mbi 2500 të infektuar nga koronavirusi.

Shkollat dhe universitetet ndërkohë, do të qëndrojnë të mbyllura deri në mesin e muajit.