Skip to content
Të Gjitha

Durrës/ Një motoҫikletë përplaset me një biҫikletë, një i vdekur

· 1 min lexim

Në Durrës, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një biҫikletë me një motoҫikletë dhe si pasojë shtetasi që drejtonte motoҫikletën ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 dhe burime zyrtare nga policia bëjnë me dije që shtetasi me iniciale I.S., 59 vjeҫ ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa shtetasi me iniciale A.F., i cili drejtonte biҫikletën është shoqëruar në ambjentet e policisë për t’u marrë në pyetje dhe për të zbardhur ngjarjen.

(balkanweb)