Skip to content
Kryesore

Drejtoresha e Spitalit Dibër, godet me sende të forta shefin e financës

· 1 min lexim

Një incident është regjistruar ditën e djeshme në Dibër, ku drejtoresha e Spitalit Rajonal, Irini Shehu, ka goditur me sende të forta shefin e financës së spitalit, Shaban Uklala, për shkak të detyrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në ambientet e spitalit, gjatë një debati mes drejtoreshës dhe shefit të financës.

37-vjeçari Shaban Uklala ka denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se Shehu e ka goditur me një send të fortë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime.

Policia ka referuar çështjen në prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj Irini Shehut, e cila akuzohet për “plagosje të lehtë me dashje”.

Shehu, përveçse drejtoreshë e spitalit, mban edhe detyrën e Kryetares së Këshillit Bashkiak Dibër.

Ajo është përmendur më parë për përplasjet e saj me vartësit dhe anëtarët e këshillit bashkiak.