Skip to content
Bota

Dokumenta false për të kaluar në Britani, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

· 1 min lexim

Një grup italo-shqiptar, i cili merrej me trafik emigrantësh, është shkatërruar nga policia italiane.

Operacioni i koduar “Taken”, çoi në pranga 4 shqiptarë dhe 4 italianë.

Njëkohësisht janë vënë nën hetim 18 persona të tjerë në zonat e Xhenovas, Imperias, Savonas dhe Palermos.

Kundrejt shumave që varionin nga 1.000-12.000 euro, ata u siguronin qytetarëve karta identiteti të falsifikuara.

Emigragrantët përpiqeshin, që nëpërmjet Xhenovas, të kalonin për në Britaninë e Madhe. Grupi ishte krijuar në bashkëpunim me disa siçilianë në Palermo, të cilët krijonin identitetet e rremë dhe përgatisnin materialet e falsifikuara.

Dokumentet e falsifikuara nuk ishin vetëm për karta identiteti, por edhe për pronësi automjetash apo banesash.

Nga ky aktivitet grupi fitonte mijëra euro në muaj.