Do të shkelin ligjin: Oficerët e akademisë do t’u bashkohen protestës së studentëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërkohë që Edi Rama po pret dialog virtual me studentët, ata të Akademisë së Sigurisë po bëhen gati për protesta.

Pavarësisht se punonjësit e Policisë së Shteti ndalohen me ligj që të marrin pjesë në protesta, sipas “newsbomb” oficerët e akademisë kanë nisur një organizim për t’iu bashkuar asaj të studentëve që vazhdon për të gjashtën ditë.

Por ndryshe nga kërkesat që kanë studentët për uljen e tarifave që paguajnë për studimet, oficerët do të protestojnë kundër përgjysmimit të pagave. Më herët, për këtë ata kanë  hedhur në gjyq edhe drejtorin e Policisë, Ardi Veliun.

Ata paguheshin 500 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që paga e tyre tanimë është 250 mijë lekë. Ata pretendojnë se është keqinterpretuar VKM-ja dhe nuk është zbatuar procedura.

Shpërndaje
Share.

Komento