Skip to content
Të Gjitha

Do të kryente sulm për festën e Sulltan Novruzit, zbulohet celula terroriste iraniane në Shqipëri

· 1 min lexim

Policia e shtetit ka zbuluar një celulë terroriste iraniane në Shqipëri.

Kjo celulë kishte përgatitur një sulm gjatë festës së Sulltan Nevruzit në mars të 2018-ës.

Njësia drejtohet nga operative i forcave QUDS, i njohur si Peyman.

Ky i fundit sipas policisë është resident në Iran dhe menaxhon operacionet në Shqipëri, Evropën Qëndrore dhe atë Perëndimore.

Një nga operativët e tij është Alireza Naghashzadeh, i cili zotëron pasaportë austriake.

Alireza u dërgua nga Peyman për të grumbulluar informacione.

Një tjetër operativ i Peyman është edhe Malek Zadeh, i cili jeton në Turqi.

Zadeh ka bashkëpunuar me një figurë të njohur të krimit të organizuar turk, Abdulselam Turgut me pseudonimin ‘Ferhat’.

Turgut është një emër i njohur i trafiktu ndërkombëtar të drogës, ndërsa është burgosur edhe në Shqipëri, në lidhje me trafikun e dyshuar të 1 ton heroinë.

Ai u arratis nga vendi, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë në ‘Arrest shtëpie’.

Vartësit e Turgut do të kryenin edhe sulmin ndaj muxhahedinëve në Shqipëri, me urdhër të regjimit iranian.