Skip to content
Politikë

Djegia e karrigeve në Kuvend, SPAK merr vendimin për deputetët e PD

· 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mos fillojë hetimet për çështjen e djegies së karrigeve në oborrin e Kuvendit, ngjarja që ndodhi më 30 shtator.

Pas referimit të materialeve nga Policia e Shtetit, ku ishin mblidhur prova, SPAK krye verifikime dhe arriti në përfundimin se nuk kishte elementë të veprës penale. Kështu, më 1 nëntor, SPAK vendosi të mos nisi hetimet.

Materialet ishin referuar nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, dhe përfshinin deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Ata ishin akuzuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, sipas Kodit Penal, por pas verifikimeve, SPAK arriti në përfundimin se nuk kishte bazë për ngritjen e hetimeve.

  • Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Lefter Gështenja, 52 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Dashnor Sula, 59 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Asllan Dogjani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Sorina Koti, 40 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Monika Kryemadhi, 50 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Isuf Çelaj, 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës.”