Partia Socialiste pritet të mbledhë të premten, me datë 28 dhjetor Asamblenë Kombëtare.
Kujtojmë që para dy ditësh u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ku u diskutua për protestën e studentëve.
Sipas një njoftimi të bërë nga PS, mbledhje e Asamblesë Kombëtare do të nis në orën 10:00 dhe fjalën i pari do e marrë kryetari i PS, Edi Rama.
Në mbledhjen e së premtes, janë parashikuar disa pika siç është miratimi i vendimit për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të PS në datë 30 mars 2019 dhe riorganizimi i brendshëm i PS.
(balkanweb)