Skip to content
Aktualitet

Dita e katërt e grevës së naftëtarëve, rëndohet gjendja! Kreu i sindikatës: Kemi hyrë për të vdekur!

· 1 min lexim

Dita e sotme shënon ditën e katërt të grevës së urisë për naftëtarët e Ballshit. Në nisje të grevës, 10 naftëtarë ishin pjesë e grevës.

Dje, një prej tyre u detyrua të largohej për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Në fakt, gjendja është e tillë edhe për naftëtarët e tjerë. Situata e tyre sa vjen e rëndohet, teksa janë në ditën e katërt të grevës.

Këtë e kanë treguar vetë naftëtarët për mediat ku shprehen se kanë dhimbje koke, këputje, lodhje fizike e se po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj është shprehur se ata kanë hyrë në grevë për të vdekur dhe jo për tu mjekuar.

Për gjendjen e tyre shëndetësore nuk ka pasur asnjë reagim nga spitalet dhe qendrat e kujdesit.

/GazetaReforma.com/