Skip to content
Të Gjitha

Dita e 11 e protestës: Studentët presin me duartrokitje banorët e Astirit

· 1 min lexim

Mëngjesi i së shtunës ka shëniar ditën e 11 të protestës së studentëve, të cilët pavarësisht vonesës për shkak të motit të keq, edhe sot kanë marshuar drejt kryeministrisë.

Por ditën e sotme ata nuk kanë qenë vetëm, pasi u janë bashkuar edhe banorët e Astirit, të cilët në fillimet e protestës u përzunë nga studentët nga frika e politizimit të kauzës së tyre.

Megjithatë, sot ata janë pritur me duartrokitje, pasi janë shprehur se i janë bashkuar protestës edhe si prindër të fëmijëve që studiojnë në universitet.

Sakaq, pritet që në protestë të bashkohen edhe grupe të tjera shoqërore të pakënaqura nga qeveria.

(balkanweb)