Skip to content
Kronikë

Digjet dhoma e një hoteli në Divjakë, pronari ndërron jetë mes flakëve (Emri)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë ku një 60-vjeçar ka humbur jetën mes flakëve.

Bëhet e ditur se  Llambri Marku, 60-vjeç është gjetur i pajetë në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij në Divjakë.  Fillimisht ka marrë flakë dysheku e më pas është djegur e gjithë dhoma. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, pasi për shkak të një cigarje, është shkaktuar një zjarr në dhomën, ku po qëndronte 60-vjeçari.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, Ll.M., (pronari i hotelit) i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.   Ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.