Dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan, prangoset 41-vjeçari në Shkodër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagranë një 41vjeçar, me iniciale K.Z.

Ky i fundit kanosi me thikë bashkëshorten e tij, F.Z., 38 vjeçe.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Tre heronjtë” në Shkodër..

Ai gjithashtu kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, përpara se ta kërcënonte me thikë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi thikën e përdorur nga autori.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes, falë reagimit të shpejtë nga Policia.

Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shpërndaje
Share.

Komento