Rrëmbimi i 49-vjeçarit në Kamëz, zbulohet shkaku

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja janë zbuluar nga dhunimi dhe rrëmbimi i 49 vjeçarit Jak Prenga, ditën e djeshme në Kamëz.

Sipas Newsbomb, shkak për sherrin dyshohet të ketë qenë një borxh i pashlyer.

Në dokumenta rezulton se 49vjeçari quhet Jurgen.

Ky i fundit mendohet se nuk u kishte shlyer të gjithë shumën e parave të blerjes së një makinë, autorëve.

Pasi e dhunuan në mes të rrugës, autorët e futën brenda një makine 49-vjeçarin dhe u larguan në drejtim të paditur.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Shpërndaje
Share.

Komento