Detaje të reja: Plagosi dhëndrin e kapobandës së ’97-s, autori muaj më parë i shpëtoi një atentati

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes së bujshme që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Peqinit, ku mbeti i plagosur 31-vjeçari Besmir Hakballa.

Pak minuta më parë Policia bëri me dije se ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është në kërkim të tij, pasi është arratisur nga vendngjarja.

Sipas “BalkanWeb”, autori i dyshuar është Adriatik Mezjani, person me precedentë penale, i cili para disa muajsh ka qenë objektiv i një atentati me armë zjarri, por ka shpëtuar.

Po ashtu, në vitin 2011 Mezjani ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Hysen Malkja.

Sakaq, detaje të reja janë zbardhur edhe rreth Besmir Hakballës, për të cilin raportuam pak më parë, i cili ka qenë i përfshirë në një atentat që ka ndodhur në vitin 2008, në bulevardin në qendër të Peqinit, ku Hakballa, së bashku me dy miqtë e tij, Gazmend Lluca, 19 vjeç dhe Emiliano Hoxha, 19 vjeç, tentuan të vrisnin Astrit Kateshin, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Edmond Kateshi.

Jo vetëm kaq, pasi 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh, ndërsa babai i tij punon si elektricist në bashki.

Sakaq, BalkanWeb është dhëndri i Dritan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97.

Banda e Kateshit ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Elbasanit gjatë trazirave të vitit 1997, që mori emrin e kryetarit të saj, Dritan Kateshit.

Banda e Kateshit aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj.

Të trimëruar me armët në krah dhe numrin e madh të pjesëtarëve të grupit shumë shpejt do të nisnin edhe me vrasje.

Banda kryesisht dominonte pjesën lindore të qytetit, që përfshinte pjesën e Unazës, lagjen Shënkoll, deri në fshatin Bradashesh.

Njëkohësisht arriti të kishte në zotërim edhe Rrugën e Namazgjasë, ndërsa si bazë kryesore ishte lagjia 11 nëntori në banesën e një pjesëtari të bandës që i besonte.

Shpërndaje
Share.

Komento