Në gjendje kritike për jetën, si i riu që u plagos sonte vite më parë zbrazi plumbat mbi vëllain e ish-deputetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas raportimit për plagosjen me armë zjarri në qytetin e Peqinit ka reaguar edhe Policia që ka bërë me dije detaje të reja rreth ngjarjes.

Në një njoftim për media, bëhet me dije se është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Sakaq, blutë bëjnë me dije se 31-vjeçari, Besmir Hakballa, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Elbasanit.

Hakballa nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ndonëse sonte është ai ‘që dergjet’ në shtratin e spitalit, kur ishte vetëm 18-vjeç ka tentuar të vrasë një person.

Atentati ka ndodhur në vitin 2008, në bulevardin në qendër të Peqinit, ku Hakballa, së bashku me dy miqtë e tij, Gazmend Lluca, 19 vjeç dhe Emiliano Hoxha, 19 vjeç, tentuan të vrisnin Astrit Kateshin, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Edmond Kateshi.

46-vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë, por është përballur me të shtënat, që dolën nga një automjet në ecje.

Ngjarja mësohet se ndodhi për motive të dobëta, pas një konflikti që Hakballa, kishte pasur në atë kohë me Kateshin.

Asokohe, në pranga bashkë me tre të rinjtë që akuzoheshin si atentatorë, u vu edhe Emin Hakballa, babai i Besmirit, që u akuzua për përkrahje të autorëve në krimin në tentativë.

Njoftimi i plotë

Peqin
Plagosi me armë zjarri 31 vjeçarin në qytetin e Peqinit, Policia në kohë reale identifikoi autorin. Rreth orës 20:10, në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes .

Shpërndaje
Share.

Komento