Del autopsia e helmimit të çiftit në Librazhd, ja cili ishte shkaku i vdekjes së Rezarta Hajdarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rezarta Hajdari u helmua nga monoksidi i karbonit, si pasojë e prushit në dhomë.

Kjo është përgjigja e autopsisë, për helmimin e çiftit nga Xhyra e Librazhdit, raporton “Abcnews”.

Rezarta dhe Olsi Hajdari kishin 5 ditë që ishin martuar kur u helmuan.

Si pasojë e helmimit, Rezarta ndërroi jetë, ndërsa Olsi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Pas kujdesit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore u normalizua.

Çifti u gjet në dhomën e gjumit nga nëna e Olsi Hajdarit.

Familjarët e viktimës ndërkohë akuzuan palën tjetër, për vdekjen e Rezartës.

“Nuk i pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta”, shprehej vëllai i Rezartës pas vdekjes së saj.

Për më shumë informacion lexoni këtu.

Shpërndaje
Share.

Komento