Skip to content
Të Gjitha

Dekonspironte aksionet, arrestohet ish-efektivi i policisë

· 1 min lexim

Një ish-efektiv policie në Shkodër është arrestuar ditën e sotme.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Ardian Loci.

Ky i fundit dyshohet se dekonspironte aksionet e policisë.

Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar në mungesë Locin me 1 vit e 10 muaj burg.

Gjatë seancave gjyqësore, ish-efektivi mohoi akuzat, ndërsa foli për gjendjen e vështirë ekonomike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shkodër/ Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.