Deklaroi se ishte kërcënuar në zyrë, Rudina Hajdari merret në mbrojtje nga Garda
Deputetja Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje, pasi deklaroi se ishte kërcënuar.
Balkanweb bën me dije se Hajdarit i është vendosur një truprojë nga Garda e Republikës.
Truproja do ta shoqërojë deputeten në Kryesinë e Kuvendit.
Rudina Hajdari të hënën deklaroi se ishte kërcënuar në zyrë dhe kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të merrte masa.
Ky i fundit bëri me dije se kishte njoftuar ministrinë e Brendshme për shqetësimin e Hajdarit.
“Para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që ju kërkon të siguroni ambjentet e Kuvendit dhe të Kryesisë së Kuvendit. Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar. Nuk mundet të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament. Asnjë deputet mos të hyjë pa u kontrolluar, asnjë deputet të mos përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë”, deklaroi Hajdari.