Skip to content
Të Gjitha

Degjeneron sërish në thirrje antishqiptare ceremonia e Kacifas, zbardhet kërkesa e motrës së tij për policinë

· 1 min lexim

Ceremonia përkujtimore e Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ka përfunduar mes thirrjeve raciste dhe antishqiptare.

‘Balkanweb’ shkruan se pjesëmarrja ka qenë shumë më e vogël nga çfarë pritej.

Në raportimet zyrtare thuhet se ga pika kufitare e Kakvijës, kanë hyrë 1900 persona.

Mësohet se 18 grekë janë ndaluar në kufi, ku 10 prej tyre janë shpallur ‘non grata’.

Familjarët e Kacifas patën përplasje me mediat, ndërsa i quajtën shqiptarët vrasës.

Motra e viktimës ka kërkuar nga policia shqiptare, që t’i vë në dispozicion çdo lloj videoje apo prove që kanë mbi ngjarjen.

Ndërkohë nëna e Kacifas ka qenë edhe më e ashpër.

Mbi varrin e të birit, ajo ka bërë thirrje për lufte dhe sharosje, ndërsa e ka quajtur vorio-epirin tokë greke.