Skip to content
Kryesore

Dëborë në Korçë/ Policia rrugore apel qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit

· 1 min lexim

Për shkak të reshjeve të dëborës gjatë natës në disa zona të qarkut të Korçës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë apelojnë për kujdes të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Ata u kërkojnë të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të respektojnë sinjalistikën dhe të moderojnë shpejtësinë.

Aktualisht, akset rrugore “Maliq-Lozhan-Moglicë”, “Qafa e Qarrit-Ersekë” dhe “Petrushë-Qafë Thanë” janë të mbuluara nga dëbora, por nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, në të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të hasur.

Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për t’ju ndihmuar.