Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, përkeqësohet bilanci i viktimave në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësë së Kosovës bën të ditur situatën e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.

Gjendja është e përkeqësuar pasi janë shënuar gjashtë humbje jetë, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Ndërkohë sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.  Në total numri i rasteve aktive është 26.977.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kujtojmë që prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.

Njoftmi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

06 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.

Në total numri i rasteve aktive është 26.977.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!