Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqiten shifrat e rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Sipas  të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës në 24 orët e fundit 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndër 2.280 testime të kryera.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Ndërsa që prej fillimit, të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Ndërsa numri i pacientëve të shëruar sot është 33, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184

Theksojmë që prej katër ditësh Kosova nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19, ndërkohë numri i rasteve të reja pozitive është i njëjtë me të dhënat e publikuara ditën e djeshme.

Njoftimi i plotë I Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës

23 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!