Skip to content
Rajoni

COVID-19 në Greqi/ Zgjaten masat kufizuese, ja deri kur do qëndrojë i mbyllur kufiri me Shqipërinë

· 1 min lexim

Greqia vijon të kenë një numër të lartë të infektuarish me koronavirus, kjo edhe për shkak të fluksit të turistëve që vijnë prej vendeve të Europës.

Më e përkeqësuar situata me Covid-19 është në Athinë dhe rrethinat e saj, çfarë ka detyruar qeverinë greke, që të zgjasë masat kufizuese.

Kjo ka bërë që Greqia të mbajë të mbyllur kufirin edhe për 12 ditë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, me të cilat kufizohet me rrugë tokësore.

Masa do të jetë e vlefshme deri më 12 tetor, teksa në Greqi probleme ka vetëm rajoni i Atikës, dhe shpërthimet e infektimeve nga COVID-19 janë në kryeqytet, Athinë.

Por duket se kjo ka prekur edhe Shqipërinë, teksa do të vijojë rregulli i mëparshëm me 300 qytetarë që lejohen të kalojnë nga Kapshtica brenda 24 orëve dhe 750 nga Kakavija, me test negativ PCR për COVID-19, vërtetim të përkthyer dhe formularin PFL grek.

/GazetaReforma.com/