Skip to content
Bota

COP29/ Fillojnë negociatat për ndryshimet klimatike

· 1 min lexim

Dhjetëra liderë do të thotë sot fjalime në Konferencat e OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Ndër folësit kryesorë pritet të jetë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Pothuajse 200 shtete po marrin pjesë në samitin e njohur si COP29, i cili po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Gjatë konferencës do të diskutohen mënyrat për të frenuar krizën klimatike dhe për të zbutur pasojat e saj, të cilat janë: përmbytje më të shpeshta dhe më të rënda, zjarre në pyje, valë të nxehtësisë dhe thatësira.

Samiti synon gjithashtu të adresojë angazhimet e reja financiare për vendet e varfra që janë të prekura nga ndryshimet klimatike.

Megjithatë, disa liderë ndërkombëtarë kanë vendosur të mos marrin pjesë në konferencë, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin brazilian Lula da Silva.

Ndërkohë kancelari gjerman Olaf Scholz, anuloi udhëtimin e tij në Baku për shkak të rënies së koalicionit të tij javën e kaluar.