Skip to content
Të Gjitha

Çështja e Portit të Durrësit! Rama ‘shpërthen’ sërish në ofendime ndaj opozitës

· 2 min lexim

Projekti për Portin e Durrësit ka ngjallur shumë polemika dhe diskutime të shumta.

Teksa opozita e ka konsideruar si grabitje të pasurisë publike, kryeministri Rama me anë të një statusi në “Tëitter”, vazhdon vrazhdën e fyerjeve dhe ofendimeve.

Rama shkruan se akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman

“Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman…”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që ditën e sotme një pjesë e opozitës, përkatësisht krahu i Berishës e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e projektit të portit të Durrësit.

Ndërkohë që pasi ka dorëzuar padinë zyrtare, deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se marrëveshja është një megaaferë korruptive dhe një grabitje e pasurisë publike. Po ashtu, Bylykbashi ka theksuar se prapa kësaj megaafere është kryeministri Edi Rama, i cili nuk merr përbazë asnjë ligj shqiptar.