Skip to content
Të Gjitha

Breshëri plumbash drejt biznesmenit pas sherrit për kalin, jepet masa e sigurisë për Eduard Xhezon

· 1 min lexim

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg të akuzuarin për vrasjen e Arben Beqirajt, Eduard Xhezon.

Ky i fundit u kap pak ditë më parë te mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Mbi të rëndon vepra penale e ‘Vrasjes në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për ngjarjen e gushtit në zonën e ‘Plazhit të vjetër’ në Vlorë.

Xhezo qëlloi me breshëri drejt lokalit të Arjan Beqirajt, pas një konflikti që kishte pasur me të dhe djalin e tij.

Si pasojë e plumbave të marrë Beqiraj u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Shkak për konfliktin u bë xhiro me kalë e 34-vjeçarit përpara lokalit të Beqirajt.

Xhezo rezulton me precedentë penalë edhe në të shkuarën.

Ai është dënuar me 9 vjet e 4 muaj për ‘Vrasje të mbetur në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Asokohe i pandehuri ishte tregtar zarzavatesh dhe kërkohej nga policia prej 5 vitesh.