Skip to content
Kronikë

Braktiset nga babai në Itali, 15-vjeçari shqiptar shpëton veten me ‘Google Translate’

· 1 min lexim

Një adoleshent 15-vjeç është paraqitur para disa ditësh në polici në stacionin Navile në Bolonja .

Aty ai ka kërkuar ndihmë dhe duke deklaruar se babai e kishte braktisur në Itali pasi nuk kishte para.

Adoleshenti, i cili nuk fliste italisht, përdori Google Translate në mbrëmjen e së martës 24 tetor , rreth orës 19:00. I riu, i cili u shfaq qartësisht i frikësuar nga përvoja që po përjetonte, por me shëndet të mirë, i tha policisë se ishte braktisur nga babai i tij. Prindi, një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, e la pasi nuk do të kishte para.

15-vjeçari kishte mbërritur në Itali pak ditë më parë, të enjten e 19 tetorit, me një fluturim nga Shqipëria dhe ishte nisur për në aeroportin Malpensa të Milanos, i shoqëruar nga babai i tij, i cili e bindi të largohej duke i premtuar kushte më të mira jetese.

Babai i 15-vjeçarit, siç konfirmuan karabinierët për Fanpage.it, u bë i pagjurmueshëm pas kthimit në Shqipëri në 24 orët në vijim dhe për pasojë u denoncua në Prokurori për braktisje të të miturve.