Skip to content
Të Gjitha

Bord për naftën, Rama: Kush abuzon, humbet pikën e karburantit

· 2 min lexim

Rritja e çmimeve  veçanërisht  e naftës, ka ngjallur një kaos të vërtetë në vend.

Shoqata e transportit publik  ka bërë rezistencë duke reduktuar ndjeshëm numrin e urbanëve në qarkullim, gjë e cila bën që qytetarët të përjetojnë çdo ditë një tmerr.

Ndërkohë prej dy ditësh qytetarët janë në protestë për të shprehur revoltën e tyre kundër rritjes abuzive të çmimeve.  Në mbledhjen e fundit me furnizuesit e naftës, qeveria është shprehur se  çmimi i hidrokarbureve në pikat e karburanteve do të vendoset nga bordi kombëtar i posaçëm.

Sipas  kryeministrit Rama, kush nuk do të vendosë çmimin e miratuar, do të përballet deri në mbyllje të pikës së karburantit.

Gjithashtu ai shtoi: Nuk jam ideolog i tregut të lirë apo shtetit si fuqi diktuese në ekonomi, por thjesht e vetëm mendoj që liria ekonomike është themelore”“Përfaqësuesit e qeverisë dhe ministrja e financave dhe e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i doganave dhe kryetari i autoritetit të Konkurrencës do të jetë në tavolinë me 5 përfaqësues nga ju.  Nuk do të ketë asnjë tabelë në çdo pikë karburanti ku do të shfaqet një çmim pa u aprovuar nga bordi, kush e bën do të humbasë karburantin. Është luftë. Nuk jam ideolog i tregut të lirë apo shtetit si fuqi diktuese në ekonomi, por thjesht e vetëm mendoj që liria ekonomike është themelore”, u shpreh  Rama.