Bleona Qerreti vjet ngriu vezët, këtë vit ka marrë vendimin të bëhet “MAMA”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Buja e madhe që bëri gati një vit Bleona Qerreti duke ngrirë vezoret live në rrjetin social, duket se do zbehet nga ky lajm I dytë që na vjen prej saj.

Bleona duket se ka ndryshuar mendje dhe këto Krishtlindje ka vendosur t’o bëjë vetes një dhuratë vërtet speciale, një fëmijë.

Do pyesni po babi kush është? Epo nuk i dihet pasi fëmija nuk do ngjizet në mënyrë natyrale, por përmes fertilizimit In Vitro.

Përmes një statusi në rrjetin e saj social, Instagram, Bleona ka lajmëruar këtë procedurë duke shkruajtur diçka vërtet të lezetshme. Ajo ka thënë se kur se ke gjetur mashkullin e duhur, atëherë ka një zgjidhje alternative.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka postuar një foto nga ambientet e spitalit, ndërsa shkruan në të: “Kur nuk e ke gjetur të duhurin ose mashkulli juaj nuk ka këllqe dhe nuk mund të angazhohet , ka gjithmonë një përgjigje”-shkruan ajo.

Para një vitikëngëtarja mori vendimin për të ngrirë vezët e saj me një procedurë që e ndau në rrjetin e saj social dhe me një dixhiturë që thoshte se nuk kishte gjetur askënd të veçantë për të bërë një fëmijë.

Epo mesa duket asgjë nuk ka ndryshuar brenda një viti përsa i përket personit që ajo do të ketë në krahë, por ka bërë kthim në të dashurit të të bërit nënë.

Suksese Bleona në këtë rrugë që ke marrë, ke për të qenë një mama shumë “cool”.

Shpërndaje
Share.

Komento