Skip to content
Politikë

Berisha: “Rama ka frikë, mbush Parlamentin me gardistë”

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë një foto nga mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë, që u zhvillua dje, gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama.

Në foton e publikuar, duket se kur Rama është në foltore, salla e parlamentit mbushet me gardistë. Berisha e komentoi këtë skenë duke e cilësuar si paranojë të një njeriu që jeton i mbërthyer nga frika.

Ai gjithashtu ngre pyetjen se çfarë mund të ketë frikë Rama, kur në sallën e Kuvendit, e vetmja “armë” që përdoret është e vërteta.

“Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë! Nga çfarë ka frikë Edi Rama?! Vetëm në pjesën ballore të Parlamentit, sapo Edi Rama doli në foltore, u shfaqën 6 gardistë.

Këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë. Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?!

Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA. Ndaj dhe Edi Rama mundohet që me ministrat, deputetët dhe gardistët patronazhistë, të sigurohet që e vërteta të mbytet, dhunohet apo përjashtohet nga salla”, shkruan Berisha.