Skip to content
Politikë

Berisha: Do të respektoj vendimin, do të paraqitem dy herë në muaj në SPAK

· 1 min lexim

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar se do të paraqitet dy herë në muaj në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së.

Ai theksoi se çështja është në Strasburg dhe se, duke respektuar procedurat e parlamentit, do të paraqitet para drejtësisë për të firmosur.

“Është tipike mendësia e Edi Ramës. Edi Rama ka hallin se unë po denocoj gjithë vjedhjet e tij familjare dhe qeveritare, sidoqoftë çështja është në Strasburg. Derisa është një çështje që buron nga parlamenti do të paraqitem”, deklaroi Berisha.