Berisha akuzon qeverinë: Paqja Fiskale, amnisti për paratë e drogës të karteleve shqiptare dhe ortakëve në Amerikën Latine

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha sot një deklaratë për mediat nga selia blu, ku u ndal te projektligji për Paqen Fiskale, të cilin e cilësoi si një instrument për të legalizuar paratë e aktivitetit kriminal. Berisha tha se iniciativa përbën një amnisti për pastrimin e parave të drogës për kartelet shqiptare dhe bashkëpunëtorët e tyre në Amerikën Latine.
Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh: “Edi Rama, zëdhënës kryesor në Europë i karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, me të ashtuquajturën Paqe Fiskale, ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, krimit, jo vetëm të karteleve të fuqishme shqiptare të kokainës dhe kanabisit, por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine. Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament.”
Sipas tij, ky akt përbën “mbështetjen publike më të fuqishme që Ramaduro, shefi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, u bën karteleve shqiptare të drogës dhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.”
Berisha shtoi se Partia Demokratike dhe deputetët e saj në komisionet përkatëse kanë mbajtur qëndrime të qarta kundër projektligjit, duke propozuar amendamente që, sipas tij, nuk janë marrë në konsideratë nga mazhoranca. Ai theksoi se për PD-në kjo nismë krijon një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit, për thellimin e evazionit fiskal dhe shmangien e detyrimeve të ardhshme ndaj shtetit.
Deklarata e Berishës vjen ndërsa projektligji për Paqen Fiskale ka kaluar në parim në Parlament, duke vijuar të ngjallë debate të forta politike.
Lexo më tej
Rama premtoi kredi për blerjen e banesave, dha leje për kulla, tani kërkon supertaksë për apartamentet bosh: A do t’i kapë taksa edhe 300 apartamentet e Ballukut dhe vilat e pushtetarëve?
Edi Rama ka gjetur një tjetër mënyrë për të mbledhur para: supertaksën mbi apartamentet bosh dhe vilat në…
Kroacia bllokon fiq me toksina kancerogjene dhe speca me pesticide, AKU pa sqarim
Autoritetet kroate kanë bllokuar dy ngarkesa me produkte bujqësore nga Shqipëria, pasi kontrollet laboratorike zbuluan nivele të larta…
E varur vetëm nga dhëmbët, shqiptarja Fiona Rushiti thyen rekordin botëror Guinness: 72 rrotullime në 30 sekonda!
Një shqiptare ka arritur të shkruajë emrin e saj në historinë e rekordeve botërore Guinness përmes një performance…
Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve nuk tregon arsyet e vendimit
Erion Veliaj është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier, me…