Berisha akuzon qeverinë: Paqja Fiskale, amnisti për paratë e drogës të karteleve shqiptare dhe ortakëve në Amerikën Latine

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha sot një deklaratë për mediat nga selia blu, ku u ndal te projektligji për Paqen Fiskale, të cilin e cilësoi si një instrument për të legalizuar paratë e aktivitetit kriminal. Berisha tha se iniciativa përbën një amnisti për pastrimin e parave të drogës për kartelet shqiptare dhe bashkëpunëtorët e tyre në Amerikën Latine.
Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh: “Edi Rama, zëdhënës kryesor në Europë i karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, me të ashtuquajturën Paqe Fiskale, ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, krimit, jo vetëm të karteleve të fuqishme shqiptare të kokainës dhe kanabisit, por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine. Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament.”
Sipas tij, ky akt përbën “mbështetjen publike më të fuqishme që Ramaduro, shefi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, u bën karteleve shqiptare të drogës dhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.”
Berisha shtoi se Partia Demokratike dhe deputetët e saj në komisionet përkatëse kanë mbajtur qëndrime të qarta kundër projektligjit, duke propozuar amendamente që, sipas tij, nuk janë marrë në konsideratë nga mazhoranca. Ai theksoi se për PD-në kjo nismë krijon një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit, për thellimin e evazionit fiskal dhe shmangien e detyrimeve të ardhshme ndaj shtetit.
Deklarata e Berishës vjen ndërsa projektligji për Paqen Fiskale ka kaluar në parim në Parlament, duke vijuar të ngjallë debate të forta politike.
Read next
Rasti i tretë brenda pak ditësh/ Një tjetër punëtor humb jetën nga rryma elektrike, pikëpyetje për sigurinë dhe mbrojtjen në punë
Një tjetër punëtor ka humbur jetën gjatë punës, duke shënuar rastin e tretë brenda vetëm pak ditësh në…
Nga Shqipëria e diaspora drejt Prishtinës, marsh për ish-drejtuesit e UÇK-së
Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë nisur këtë të shtunë drejt Prishtinës për t’iu bashkuar marshit kombëtar në…
Armët që ekzistojnë për Nufin, por ende jo për Pucën/ Skandali i AAT thellohet: Kompania që “prodhon për konflikte” ka vetëm 2 punonjës
Një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes, dokumentet e Tatimeve dhe pohimet e vetë administratores së Advanced Arms Technology…
161 mijë $ në emër të Nënë Files, shtëpinë e bën kompania falas/ Ku janë paratë? Organizata pa bilanc për fondin që shqiptarët ia besuan Andit
161,754 dollarë u mblodhën nga shqiptarët për Nënë Filen dhe djalin e saj Andi, pas një fushate që…