Skip to content
Bota

Bëri për spital djalin pasi mbrojti nënën, arrestohet shqiptari në Itali

· 1 min lexim

Një 50-vjeçar shqiptar në Itali, është vënë në pranga për dhunë në familje.

Shqiptari akuzohet për plagosjen e rëndë të djalit të tij 20-vjeçar.

Gjithçka nisi pas mosmarrëveshjes mes 50-vjeçarit dhe bashkëshortes.

Në këtë moment ka ndërhyrë djali i tyre dhe ka mbajtur anën e nënës së tij.

Ky fakt nuk i pëlqeu shqiptarit, i cili filloi të godistë të birin.

I riu u transportua me urgjencë në spitalin e Ricciones, pasi kishte marrë dëmtime serioze në fytyrë.

Burri ndërkohë është arrestuar dhe tashmë po ndiqet penalisht për dhunë në familje.